Presheva në turneun futbollistik "Gjakova 2015"
Gjenerata u 15 e OKF-Presheva të shtunën merr pjesë në turneun e dytë i cili mbahet në Gjakovë. Sipas trajnerit te gjeneratës U15 Sherif Junuzi, ky klub nga Presheva merr pjesë në turneun i cili është organizuar nga klubi futbollistik “Gjakova” nga Gjakova, për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ky është një turne tradicional dhe mbarëkombëtar nga trojet shqiptare ku marrin pjese katër ekipe, klubi futbollistik “Tirana” nga Shqipëria, shkolla e futbollit “Arasta”, OKF “Presheva” nga Lugina dhe nikoqiri klubi futbollistik “Gjakova”, transmeton Titulli.
Ky është shorti i hedhur sot për turneun e dytë me radhë kombëtarë “Gjakova 2015” për nderë të Pavarësisë.
U 15
Loja e parë e cila e hapë turneun është :
1) Kf.Gjakova -- Shf.Arasta (Pz)
2) Kf.Tirana -- Kf.Presheva
Ndeshjet e U15 luhen në pallatin e sporteve “SHANI NUSHI” prej orës 10h.
U 13
1) Kf.Gjakova - Shf.Arasta (Pz)
2) Kf.Tirana - Kf.Presheva
Ndeshjet e grupmoshave U13 zhvillohen në kompleksin sportiv “SHLLAKU” prej orës 11h. /Titulli.com/